Drama mes Feros dhe Arbenitës vazhdon!
Ashtu sikurse Iconstyle ju kishte informuar, Feronit Shabani, i njohur më parë si reperi Fero, ka ndarë me publikun disa detaje të vështira nga jeta e tij në kohët e fundit, duke shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin që po përjeton. Ai foli hapur për disa padrejtësi që, sipas tij, po i bëhen nga gjykatësit në Gjilan, dhe për pengesat që ka në përpjekjet e tij për të takuar vajzën.
Reagimi i tij u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai shprehu hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet.
“Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram, duke treguar hapur se po përballet me një periudhë të vështirë që e sfidon në çdo aspekt të jetës së tij.