Ilnisa Agolli zgjodhi të flasë për herë të parë në programin ‘E diela jonë’ për shumë diskutime online që e kanë përfshirë së fundmi. Edhe pse ajo kishte deklaruar që heshtja është përgjigja më e mirë për këdo që flet mesa duket përballë moderatorit Ermal Peçi zgjodhi të thotë të vërtetat e saj.
Pyetjes se Ermalit se si e mori vesh lajmin fake të aksidentit të Meritonit, ajo iu pergjigj:
Ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente…një zhumë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla! Atë ditë ishim në Tiranë, madje kishim lënë edhe një takim me miqtë tanë më të ngushtë. Një shqetësim shumë i madh nga im vëlla dhe telefonata pa fund nga familja e Meritonit. Ndërsa ne, atë moment ne ishim në gjumë…
Shumë ndjekes online komentuan se ky lajm ishte i sajuar nga vetë çifti për vëmendje teksa Ilnisa thotë:
Ku është dobia e kësaj gjëje? Nëse ti stis, arrin deri këtu, deri në një aksident?! Deri në një luftë me jetën? Kjo është fatale!
Në raport me historinë e dashurisë Ilnisa ndau me Ermalin çaste të bukura të bashkëjetesës me Meritonin duke thënë se është duke shijuar çdo çast me të, madje edhe një fëmijë mund të ishte një bekim për lidhjen e tyre.
Nga ana tjetër ajo u quajt e pabesë nga Renee, vajza e Julia Ilirjanit. Ç’ka ndodhur mes tyre? Ilnisa tek ‘E diela jonë’ tha:
Kush është vajza e Julia Ilirjanit? Nuk e kam takuar asnjëherë! Mund të më pyesësh për të gjitha Juliat e asaj shtëpie dhe përgjigjia ime do të jetë e njëjtë. E dëgjova nga ti tani në spektaklin tënd këtë gjë, e kam dëgjuar edhe në rrethin tim të ngushtë një lajm të tillë dhe aq… siç e dëgjova edhe e harrova!