Në datën 4 shtator, u publikua lajmi se SPAK kishte filluar një operacion të rëndësishëm arrestimesh.
Ky operacion dështoi atë ditë, por u finalizua tre ditë më pas me arrestimin e të shumë kërkuarit, Marklen Hakaj.
Për të mos patur dekonspirim, SPAK, mbajti informacioin të fshehtë nga pjesa dërrmuese të anëtarëve të RENEA-S, ndërsa në Policinë e Shtetit askush nuk e dinte drejt kujt drejtohej ky aksion.
Pas arrestimit, Marklen Haka, në momentin që ishte në oborrin e policisë së Tiranës, koinçidoi me vet drejtorin e Tiranës Tonin Vocajn.
Pamjet filmike të këtij momenti të regjistruara nga mediat, tregonin se Marklen Haka diçka i tha Tonin Vocajt.