Një prej çifteve më të komentuar të Big Brother 3, Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi, kanë qenë në qendër të vëmendjes së fansave ditët e fundit, për shkak se nuk po postojnë më foto së bashku.

Madje ka pasur zëra se çifti po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre, gjë e cila u përforcua gjatë ditës së djeshme, pasi Romeo dhe binjaku i tij Donaldoi, festonin ditëlindjen e tyre të 29-të. Fansave iu ra në sy mungesa e një urimi nga ana e Heidit, ndërkohë që moderatorja Bora Zemani nuk i kurseu fjalët e ëmbla për partnerin e saj, dhe as vëllezërit një mesazh mbështetje për njëri tjetrin.

Kjo mund të jetë një strategji nga çifti Romeo dhe Heidi për të tërhequr vëmendjen e fansave, dhe për të rritur kuriozitetin mbi profilet e tyre. Pavarësisht shumë aludimeve, ata e gjejnë veten jashtë projekteve të rëndësishme për këtë sezon televiziv, dhe kjo mund të jetë një strategji e tyre, për të qenë ende të lakuar në rrjet.

Vetëm pak ditë më parë ishte Heidi ajo që kishte ditëlindjen, dhe Romeo u tregua më romantik se kurrë me urimin e tij për vajzën me ‘flokë të arta’. Nuk dihet se çfarë ka ndyshuar në këto pak javë, që tashmë çifti që u përfol edhe për fejesë mund të shkojë drejt një ndarjeje.