Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme gjatë gjithë paradites, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu.

Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe qendrore ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në jug dhe juglindje të territorit. Nuk përjashtohen edhe mini-stuhitë e breshërit në zona të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 9°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 29°C në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Republikën e Kosovës, por pas mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për reshje shiu, por në sasi të pakta. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga vlera minimale 8°C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 23°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri pasdite, kur pritet që vranësirat dhe shirat të shtrihen në të gjithë territorin e republikës së MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 8°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet Europiane do të kushtëzojnë, motin në këto rajone, ku rajoni i Balltikut vendet Nordike si edhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura shiu e stuhi të forta ere duke sjellë majat probleme në këto rajone. Po ashtu me rrebeshe shiu do të mbetet Europa Qëndrore, por reshjet do të jenë kalimtare ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.