“Lamtumirë” i nxehtë. Temperaturat e larta, madje më të larta se mesataret mujore klimatike, tashmë nuk do të jenë prezente në Shqipëri dhe tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Sipas SHMU, kjo do të ndodhë pasi mbi vendin tonë pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Depërtimi i këtyre qëndrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të cliruar në mënyrë të vrrullshme.