Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri, Michel Barnier, e prirur nga një zhvendosje djathtas, 11 javë pas zgjedhjeje parlamentare.
Detyra e parë e madhe për Barnier, i emëruar vetëm më shumë se dy javë më parë, do të jetë paraqitja e një plani buxhetor për vitin 2025 që trajton situatën financiare të Francës, të cilën kryeministri këtë javë e quajti “shumë serioze”.
Barnier, një konservator, është më i njohur ndërkombëtarisht për udhëheqjen e negociatave të BE-së për Brexit me Mbretërinë e Bashkuar.