Luke Pollard, deputeti i Partisë Laburiste në Britani, bëri të ditur martesën e tij me Sydney Robertson përmes një postimi në Instagram. Pas gjashtë vitesh lidhje, çifti vendosi të zyrtarizojë dashurinë e tyre me një ceremoni të vogël në Port Eliot, Cornwall. Pavarësisht dallimit të dukshëm në moshë, çifti nuk ka zbuluar sa është diferenca, por shumë komentues në rrjetet sociale vërejnë se Sydney duket të paktën 12 vjet më i ri se Luke.
“Disa lajme personale… Sydney dhe unë u martuam disa javë më parë në një ceremoni të vogël në Port Eliot, Cornwall. Sydney është shkëmbi im dhe jam i lumtur që tani është burri im. Kur isha i vogël, ishte e paligjshme që dy burra të martoheshin. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Dashuria fitoi!” shkroi Pollard në postimin e tij, ku ndau dy foto nga dita e veçantë.