Ky workshop inovativ sjell së bashku 60 të rinj nga i gjithë qarku i Korçës, të cilët po punojnë për të propozuar ide kreative që trajtojnë sfidat e ndryshimeve klimatike.
Eventi organizohet me mbështetjen e ambasadave të Suedisë dhe Azerbajxhanit.
Pjesëmarrësit do të konkurrojnë për 5 çmime që variojnë nga 1000 deri në 1500 euro, me qëllim nxitjen e projekteve që adresojnë ndikimet e klimës në nivel lokal dhe më gjerë. Idetë më të mira do të vlerësohen jo vetëm me mbështetje financiare, por edhe me mundësinë për t’u përfaqësuar në aktivitete ndërkombëtare.
Fituesit e këtij edicioni do të kenë shansin të jenë prezent në Asamblenë e Ndryshimeve Klimatike, që do të mbahet në Azerbajxhan, duke përçuar zërin e rinisë shqiptare në arenën globale për klimën.