Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe shira në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ku herë pas here reshjet do të jenë në formë rrebeshi ndërkohë zonat jugore do të paraqiten me vranësira dhe momente me pika shiu.
Parashikohet që pasditja vonë të sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke zhvendosor vranësirat dhe shirat drejt zonave
Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.