Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D/
Education/Neuroscience/Behavior Shtatori i gjeti fëmijët përsëri në ritmin e jetës shkollore duke lundruar mes klasave, duke dëgjuar mësimin e parë, duke takuar mësues të rinj, duke u përmalluar me miq të vjetër, dhe duke krijuar shoqëri të re.
Por si mbajmë mënd informacionet që marrim apo shokë/shoqe që takojmë? Kemi dëgjuar shpesh që përsëritja është një element kyç i të mësuarit. Por në referim të neuroschkencës dhe edukimit proçesi nuk është dhe aq i thjeshtë.
Studimet ndër vite kanë treguar se njerëzit kujtojnë informacionin më mirë në kohë afatgjatë kur i kthehen atij materiali me kalimin e kohës (Cowan, E., et al, 2020). Por efekti it mësuarit nuk është i njëjtë, përkundrazi është gjithmonë në ndryshim. Përshembull një informacion që mund të marrësh në shkollë mund ta dëgjosh në një formë tjetër nga dikush tjetër, në një kohë tjetër, në një mënyrë tjetër.
Si rrjedhojë, në procesin e të mësuarit përdrejt kujtesës, nuk është e rëndësishme vetëm sa herë merr informacion por dhe si e merr atë informacion. Pra të lexosh apo dëgjosh dicka dhe ta përsëritësh disa herë egzakt nuk garanton gjithmon një rikthim në kujtesën afatgjatë. Studimet dhe vëzhgimet e neuroshkencës kanë çuar në idenë se “informacioni ruhen në kujtesën afatshkurtër dhe gradualisht shndërrohen në formë të përhershme nëpërmjet një procesi të quajtur konsolidimi i kujtesës” (Bear, 2007, f. 743), gjithashtu falë dhe bashkëpunimit të proteinave “KIBRA & PKMζ” (Tsokas. P., et al. 2024). Kujtesa afatshkurtër zakonisht zgjat nga sekonda në orë, ndërsa kujtesa afatgjatë kujton informacionin për një periudhë më të gjatë kohore nga orë, ditë, apo vite. Rrugëtimi i të mësuarit fillon me lindjen e fëmijës apo më herët.
Aktiviteti i qelizave nervore është i rëndësishëm për proçesin e memories (Kandel, Dudai, & Mayford, 2014) një faktor ky themelor në proçesin e të mësuarit. Çdo neuron ka rreth 10,000 sinapse, vetëm disa për qind e të cilave janë të forcuara. Forcimi i disa sinapseve dhe jo i të tjerëve është mënyra se si ky mekanizëm ruan informacionin (Tsokas. P., et al. 2024).
Ka shumë faktorë që ndikojnë në aktivitetin a trurit gjatë proçesit të akumulimit të informacionit dhe kuptimit të tij. Aftësia individuale për të mësuar, përveçse shumë faktorëve të tjerë, mund të influencohet nga aktiviteti i qelizave të trurit dhe rrugëtimi që ato marrin gjatë këtij proçesi. (Bassett, et al., 2015) Përshembull, rrugëtimi i të mësuarit të disa individëve (fëmijë apo të rritur) që duan më shumë kohë të mësojnë, aktivojnë apo vënë në punë edhe pjesë të panevojshme apo jo specifike të trurit, faktor që bën të aktivizojë më shumë rrugëtime të qelizave nervore, gjithashtu kërkon më shumë kohë.
Ndërsa truri i disa individëve (fëmijë apo të rritur) që kërkon më pak kohë të mësojnë, ka aftësi ta kufizoj aktivitetin e qelizave nervore vetëm në pjesët e nevojshme të trurit (Bassett, et al., 2015). Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese / autore e shumë shkrimeve dhe ka studiuar Neuroshkencë & Education në Columbia University, në New York.