Pushimet kanë mbaruar për politikanët, të cilët tashmë do i kthehen angazhimeve në politikë. Sot kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhë në Dajt anëtarët e kabinetit. Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe do të nisë në orën 10:00 deri në orën 18.00.
Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.
Burime për mediat e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.