Nesër në orën 17:00 do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar. Siç është traditë, gjithmonë në nisje të sesionit mbahet një seancë për të paraqitur objektivat.
Këtë herë Kuvendi do të ketë në krye kryetaren e re, Elisa Spiropali.
Nuk pritet të jetë një seancë me debate pasi nuk është parashikuar ndonjë rend dite.
Megjithatë për këtë duhet të presim deri nesër, pasi nuk dihet si do të veprojë opozita e cila ka kërkuar së fundmi disa seanca me interpelancë dhe debat.
Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.