Pas Flamur Nokës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00.
Në këtë orar, në ambientet e SPAK pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha, që do të shkelë jashtë banesës së tij pas 8 mujash, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”.
Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet SPAK-un, këtë herë duket se është në anë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave