Pushimet për ligjvënësit mbaruan. E hëna rikthen në sallën e Kuvendit deputetë e ministra, të cilët do të kenë përballë hallet e vjetra por edhe ato të reja.
Kryetarja e re e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur seancën e parë si drejtuese në orën 17.00 më 2 shtator, ku pritet të diskutohen objektivat për këtë legjislaturë të dhjetë të parlamentit.
Edhe ky sesion i shtatë, nis me çështje të nxehta, siç është diskutimi për mandatin e Olta Xhaçkës, ku opozita kërkon që ti hiqet. Pas nuk mbetet as reforma zgjedhore, ku ligjvënësit ende nuk kanë arritur në një rezultat përfundimtar edhe pse dhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pas nuk mbeten as kërkesat për komisionet hetimore për çështje si ajo e të dhënave apo një komision i ri për mikrokreditë, apo mbetjet toksike që kanë ngritur në këmbë institucionet vendase e të huaja.