Kryeministri Edi Rama, në fjalën para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke iu drejtuar 135 anëtarëve të rinj të Asamblesë, tha se i kanë një borxh të madh Kongresit që i zgjodhi në këtë detyrë.
“Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030.
Sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit tonë do jen 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.
Sot dua të ndaj që më e mirë është që deputetet me më shumë se një mandat, pa përjashtuar edhe drejtuesit e qarqeve, ku bëj pjesë edhe unë të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do të kenë detyra specifike drejtuese dhe koordinuese.”, tha Rama.