Kryeminstri Edi Rama në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” zbuloi dhe projektin për ndërtimin e një resorti për skitë në Korçë.
Rama zbuloi detaje dhe se kush janë investorët dhe arkitektët.
”Së shpejti me ndihmën e zotit, se nuk merret vesh çfarë ndodh të nesërmen në këtë jetë, por së shpejti do të nisim Resortin e parë të skive në zonën e Korçës.
Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh shumë seriozë nga Austria.
Arkitektët janë austriakë, autorët e resorteve më të famshme të Austrisë e Zvicrës”, tha Rama.