Real Madrid fitoi 3-2 kundër Alaves në La Liga. Kylian Mbappe dhe Carlo Ancelotti vendosën disa rekorde.
Mbappe si legjendat – Kylian Mbappe ka ndezur motorët dhe po shënon me rregullsi. Ylli francez u bë protagonist edhe sot në ndeshjen ndaj Deportivo Alaves, duke shkruar emrin e tij mes debutuesve më të suksesshëm te “Los Blancos”.
Mbape shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 pas një aksioni spektakolar që e nisi vetë me një pasim me finte për Bellingam para se të merrte topin në zonë dhe me një lëvizje mjeshtërore të shmangte mbrojtësin dhe te çonte sferën në rrjetë.
Ky ishte goli i tij i pestë në kampionat me Realin, duke iu bashkuar disa emrave të njohur të historisë së këtij klubi që kishin shënuar 5 apo më shumë gola në 7 ndeshjet e tyre të para në La Liga në vitin e debutimit. Ai arriti këtë shifër ashtu si Di Stéfano, Marcal, Puskas, Cristiano Ronaldo dhe Bellingham.
Trajneri – Carlo Ancelotti arrin 300 ndeshje ne stolin e Real Madridin (216 fitore – 45 barazime – 39 humbje) duke u bashkuar me Miguel Muñoz si dy trajnerët e vetëm ndonjëherë me mbi 300 ndeshje për Madridin.