Moti ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës ashtu dhe ato të mesditës). Në relievet malore vlerat minimale pritet të arrijnë vlerat deri në 7 gradë celsius ndërsa ato të mesditës jo më shumë se 22-24 gradë përgjatë ultësirës perëndimore. Vlera këto që janë disa gradë më pak sesa mesatarja mujore klimatike për vendin tonë.