Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve, Top Channel, nis plot surpriza dhe të papritura. Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të njohura të publikut, Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për emocionet e kësaj eksperience të re.
Po sa i përket “Portokallisë”, do të jesh më pjesë e saj, Xhemi?
Xhemi: “Portokallia” është dashuria e vjetër, mund të jem ndonjëherë për ndonjë rol bashkë me Julin.
Juli: Nëse shkon Xhemi, do të shkoj edhe unë.
Juli, çfarë të pëlqen tek Xhemi?
Është legjendë. Është ndër figurat më të pastra që kemi në ekran. Të gjitha komentet që kam marrë për Xhemin, kanë qenë shumë pozitive. Kam patur reagime të mira sidomos për Xhemin dhe kanë thënë ‘shyqyr që nuk je me ndonjë tjetër’.
E pyetur se çfarë do t’i mungojë nga “Portokallia”, Xhemi Shehu me lot në sy dhe e mallëngjyer u përgjigj:
Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë, është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë, do jenë shumë mirë.