Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se po bëhet gjithçka për strategjinë e Shëndetësisë 2030.
Koçiu thekson se shëndetësia është vënë në shërbim të qytetarëve, duke punuar me përkushtim e devotshmëri.
“Çdo ditë, 24/7, jemi në shërbim të qytetarëve me përkushtim dhe devotshmëri 🤍.
✅ Gjatë muajit gusht drejt numrit 127 kanë mbërritur 46.111 thirrje, ndërsa nga 1 shtatori janë regjistruar 16.780 thirrje, të cilave u është dhënë në kohë ndihma e parë 👩⚕️👨⚕️