Shenjat e mëposhtme të horoskopit janë mjaft të pasigurta kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tyre. Sado që partneri të përpiqet t’i qetësojë, ata gjithmonë do të ndiejnë se përralla do të marrë fund së shpejti, do të humbasin partnerin dhe do të mbeten sërish vetëm. Le të shohim se për kë po flasim:

DEMI
Ai dëshiron të dijë në marrëdhënien e tij se gjithçka po shkon mirë, se partnerja do të vazhdojë të jetë i dashuruar me të dhe se do të mund të mbajë të paprekur gjithçka që ka “ndërtuar” deri më tani. Të mos harrojmë se Demi është një person veçanërisht posesiv, obsesiv dhe xheloz. Në përgjithësi ndihet i kërcënuar, edhe pa arsye, dhe i nxjerr të gjitha këto pasiguri në marrëdhënien e tij.

GAFORRJA
Gaforrja është gjithashtu veçanërisht e pasigurt në marrëdhën e saj. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ajo e “mbyt” partnerin dhe kërkon ta kontrollojë atë në mënyra direkte apo indirekte gjatë gjithë kohës. Pasiguritë e saj janë ato që e bëjnë atë të dëshirojë të jetë me personin tjetër 24/7.

AKREPI
Një Akrep nuk do t’ju pranojë kurrë se është i pasigurt si person, por dijeni që jo vetëm është ai, por ai e nxjerr në pah në çdo mënyrë në marrëdhënien e tij. Ai dëshiron të kontrollojë partneren e tij. E gjithë kjo sjellje e tij, tregon se ka frikë se mos e humbasë, tradhtohet dhe çdo gjë që ka “ndërtuar” me të, i prishet.