Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në emisionin “Kjo javë” në News24, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me faktin se turizmi në vend mund të orientohet drejt turizmit elitar.
Ajo u shpreh se një gjë e tillë mund të ndërmerret, për shkak sepse një turist elitar qëndron më shumë netë-qendrimi në vend, si dhe shpenzon më shumë.

Nisida Tufa: Kalim drejt turizmit elita deri në 2023. Çfarë ndryshimesh po bëhen për të tërhequr këtë treg? Si do të ndikojë kjo tek turisti mesatar apo i varfër që na viziton sot?
Mirela Kumbaro: Të ndajmë turistin e huaj nga turistët shqiptarë, vendas.
Nuk ka një formulë magjike, por është e qartë që nuk jemi për ekstreme. Nuk duam ta kthejmë Shqipërinë vetëm të turizmit elitar, jo aq duke menduar së pari për turistët nën mesatarë të huaj, por sepse ne politikat e shtetit janë për të gjetur ekuilibrin mes interesit publik, që është publiku shqiptar ku i kemi të gjitha shtresat ekonomike.
Jo se turizmi i mesëm nuk ka vend këtu, por turisti elitar paguan më shumë dhe qëndron më gjatë. Kjo është një e ardhur më e rëndësishme dhe shkon në interes të gjithë sektorit të biznesit shqiptar. Sjell të ardhura më të larta në shtet e për pasojë edhe shërbime më të mira.
Do t’i ruajmë destinacionet e turizmit të konsumit mesatar. Na kushton më shumë për mirëmbajtje, të paktën në terma të mirëmbajtjes apo menaxhimit të mbetjeve, të trafikut, të ndotjes së mjedisit e ajrit, se sa na duhen një numër i arsyeshëm turistësh, por që paguajnë më shumë për natë dhe qëndrojnë më gjatë.