Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrë, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.
Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.