Votuesit në SHBA shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Pyetja e madhe tani është – a do fitojë Donald Trump mandatin e dytë, apo Kamala Harris do të jetë presidentja e parë grua e Amerikës?

Kush po udhëheq në sondazhet kombëtare?
Në muajt përpara vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara, sondazhet treguan vazhdimisht se ai ishte pas ish-presidentit Trump. Edhe pse hipotetike në atë kohë, disa sondazhe sugjeruan se as Harris nuk do të ecte shumë më mirë. Por gara u ngushtua pasi Harris hyri zyrtarisht në fushatë, madje duke krijuar një epërsi të vogël ndaj rivalit të saj në një mesatare të sondazheve kombëtare, që ajo e ka ruajtur. Mesatarja e fundit e sondazheve kombëtare për dy kandidatët është paraqitur më poshtë.