Në kryeqytet vijon puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, një projekt që vjen nga arkitekti i njohur ndërkombëtarisht, Bjarke Ingels.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale imazhe nga kantieri i ndërtimit, duke theksuar se projekti ka hyrë në një fazë të re që do të përshpejtojë punimet.