Reperi i njohur Ledri Vula thuhet se ka nisur një lidhje të re dashurie me Rina Zaitin, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha. Pak ditë më parë, në rrjet qarkulloi një foto ku Ledri shihej duke shijuar pushimet me Rinën, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.
Çka e bën këtë situatë më interesante është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në një postim të Sara Hoxhës, ish-partneres së Ledrit, duke shkruar “Dy mama të bukura”, duke treguar për një marrëdhënie të afërt mes tyre. Ky koment ka marrë vëmendje të madhe nga publiku pasi lidhja e Rinës me Ledrin u bë publike.
Një tjetër detaj është marrëdhënia e ngushtë mes Rinës dhe Dafina Zeqirit, ish-partneres së Ledrit. Kujtojmë se Dafina, verën e kaluar, ishte përfshirë në një debat virtual me Ledrin dhe Sarën, duke e bërë situatën akoma më të ndërlikuar.