Kryeministri Edi Rama, ka ngritur shqetësimin në Forumin e Bledit lidhur me ndikimin e mediave sociale, duke theksuar se këto platforma janë aseti më i madh që rusët dhe iranianët kanë.
Ai u shpreh se rusët dhe iranianët po depërtojnë në vendet demokratike nëpërmjet mediave sociale, duke shkatërruar çdo ditë fëmijët dhe ndjenjën e komunitetit.
Teksa u ndal tek rrjeti social TikTok, të cilin e konsideroi “ferri mbi tok”, Rama shtoi më tej se “nëse nuk kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen”.
Rama tha se prindërit tanë nuk ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të ishin të kujdesshëm, të mendonin dy herë para se të flisnin.
“Është diçka që nuk e kuptoj sa u takon vendeve demokratike, që është ndërhyrja ruse. Dëgjova edhe presidentin e Forumit të Bledit që tha besoj tek njerëzimin, por kur e sheh si po depërtojnë rusët duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, ndjenjën e komunitetit, po flas për mediat sociale, nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodh më.
Media sociale, në mënyrën që po e trajtojmë, janë aseti më i madh që rusët dhe iranianët kanë. Shiheni TikTik-un në Kinë, një realitet i mrekullueshëm aty. Për varjanti i TikTok i Kinës është feri në tokë, por e quajmë liri. Për aq kohë sa nuk do kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen.
Nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të ishin të kujdesshëm, të mendonin dy herë para se të flisnin. Nuk mendoj se shtypi ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh. Këtu mendoj se po na rreshket çështja që rusët dhe atyre që nuk u pëlqen mënyra jonë e jetesës, ju është hapur dera në hapësirën tonë të lirisë së fjalës”, tha kryeministri.
Ndër të tjera, teksa u pyet se cili ishte mesazhi i tij për rininë e sotme, Rama është shprehur se ata gabojnë në idenë tyre për të mos i besuar politikës.
Si theksoi se në rininë e tij i urrente njerëzit më të moshuar se vetja e që jepnin mesazhe, ndërsa tha se vendimet më të mira në jetë i ka marrë kur nuk ka ndjekur këshillat e atyre që ishin më të moshuar se ai.
Po ashtu, ai theksoi se “një prej dëmeve më të mëdha është të diskreditosh politikën çdo ditë, të thuash që politikanët janë njësoj, janë hajdutë, janë dembel dhe të krijojnë idenë që ka një jetë më të mirë jashtë politikës”.
“Nëse hapësira e politikës nuk do të bëhet më e mirë, hapësira jashtë saj do të bëhet më e vështirë”, tha ai.
“Dua ta them shumë sinqerisht, kur isha i ri, urreja që më të vjetrit të thonin ky është mesazhi im. Ndërkohë që më dhatë kohë që të mendoja përgjigjen, po mendoja që vendimet më të mira në jetë i kam marrë kur nuk kam ndjekur këshillat e atyre që ishin më të moshuar se unë, nuk do isha këtu por të kisha dëgjuar ata. I vetmi ndryshim që shoh dhe që është për të ardhur keq, midis kohës që isha në moshën e tyre dhe sot, është se sot të rinjtë kanë më pak besim tek politika dhe bëjnë një gabim të madh.
Kur mendon se politika nuk është diçka që nuk duhet të merresh se është e pisët dhe përfaqësohet nga njerëz si ata që kanë mesazhe, ti humbet qëllimin. Sepse ti nuk mund të largohesh nga politika, ajo të ndjek nga pas gjithmonë. Ke dy alternativa, ose të rrish aty në errësirë, të ngresh dorën të marrësh mesazhin dhe të duartrokasësh mesazhin që nuk e di se çfarë do të thotë, dhe më pas të vuash vendimet që merr politika, ose del në skenë dhe angazhohet me politikën.
Një prej dëmeve më të mëdha është të diskreditosh politikën çdo ditë, të thuash që politikanët janë njësoj, janë hajdutë, janë dembel dhe të krijojnë idenë që ka një jetë më të mirë jashtë politikës. Nëse hapësira e politikës nuk do të bëhet më e mirë, hapësira jashtë saj do të bëhet më e vështirë. Shiko çfarë bën politika kur nuk është në pozitën e duhur, shiko çfarë ndodh në Ukrainë, ne duhet të fitojmë, Ukraina duhet të fitoj. Do u japim këtë lloj rakete, duhet ta hidhni por në këtë atë. Të futesh në një fushë futbolli dhe të luash me një skuadër të fortë. Do të vijë koha që do të shkruhet në libra dhe e vërteta do të jetë shumë më e hidhur se sa ajo kur je në një dhomë ekologjike dhe pretendon fitore”, përfundoi Rama.