Artisti i madh shkodran Sandër Ruçi rrëfeu në “Quo Vadis” në Vizion Plus “takimin” e tij me vdekjen gjatë kohës që ishte në SHBA.
Ruçi tha se është aksidentuar nga një makinë e FBI-së ndërsa ndiqnin një kriminel. Ai tha se për 35 minuta ishte i vdekur, dhe e ka parë veten të zgjuar më pas në sallën e operacionit.
Kam patur një aksident. Siç ndodhi rasti i Bogdanit, unë s’e kam njohur atë djalë po më janë mbushur sytë me lot. Unë kam vdekur ashtu në Amerikë. Natën e Shën Kollit kam shkuar për të blerë fruta, policia ka qenë duke ndjekur një njeri, me ata ishte dhe FBI, duke ecur, ai nuk mundi të frenojë dhe goditi makinën, vetëm kur kam parë veten në sallë të operacionit. Doktoresha për fat ishte shqiptare me origjinë nga Kosova, një grua e shkëlqyer. Kujt i kam rënë i thashë? Jo, tha, nuk i ke rënë, të kanë rënë. Ke vdekur 35 minuta, ke thyer qafën. Këtë e di? Si e di mo më tha? Kam dëgjuar gruan. Kam thyer 3 brinjë, klavikulën, kemi patur frikë më tha mos ke patur gjë nga trutë. Më ka ardhur memoria si me çelës. Kam ndenjur 4 ditë në spital, nuk mund të çohesha. Doja të shkoja në banjë vetëm, kam dalë si në Karnavale të Korçës, dhe aty më thotë gruaja të kam parë shpinën si të rrahur në bejsboll. Pas katër ditësh shkoj në shtëpi për Krishtlindje. Kam pirë një gotë verë dhe aty të nesërmen ka shkruar “Notre Dame”.