Mbështetja e nxënësve përmes këshillimit psikologjik dhe përkujdesit social vijon të mbetet një shtyllë e rëndësishme e politikave të qeverisë shqiptare për të siguruar mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët në shkolla.
Në këtë vit të ri shkollor, janë në dispozicion 850 psikologë dhe punonjës socialë, me një rritje prej 50 punonjësish në këtë shërbim, kjo për të përmbushur më mirë nevojat e nxënësve.
Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të garantuar një arsimim cilësor dhe me standarde europiane në shkollat shqiptare.
Ndër të tjera, nxënësit kanë përfituar tekstet shkollore falas, është shtuar numri i oficerëve të sigurisë, si dhe janë shtuar programet e kujdesit shëndetësor në shkolla, i cili përfshin tri shtylla kryesore: kujdesin dentar, shikimin dhe skoliozën te fëmijët.