Në dosjen e SPAK prej 500 faqesh për aferën e privatizimit të sport klub partizanit, të cilën shqiptarja.com dhe Report tv e disponon prokurorët e SPAK hedhin poshtë pretedimin e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit se ka qenë Rama që në 2006 ka ndryshuar destinacionin e truallit nga klub sportiv në truall.
Në dosje evidentohet kontrata e sipërmarrjes e datës 22 tetor 2007 e lidhur mes Jamarbër Malltezit në cilësinë e përfaqëuesit të familjes Begeja si palë pronarë dhe shoqërisë ‚Kontakt‘ të Fatmir Bektashit në cilësi të plaës sipërmarrëse që do të zhvillohej ndërtimi. Në nenin 4 të kontratës është pështë shënuar ndërrimi i destinacionit ku ndodhet trualli.
„Nga zona sportive në zonë banimi, 24 muaj nga data e nëshkrimit të kësaj kontrate.“
Kjo hedh poshtë pretendimin e Jamarbër Malltezit dhe ish kryeministrit Sali Berisha se ndërrimin e destinacionit e kishtë bërë Rama në 2006 por e kanë kërkuar në kontratën që është firmosur nga Bektashi dhe Malltezi.
Pra deri në 2007 kur dhe është firmosur kontrata nuk ishte bërë ndryshimi i destinacionit të përdorimit për terrene të Ish Klubit Partizani, nga sportive në të ndërtueshme, në zonën ku do të ndërtohen më pas kulla. Dhe Bektashi ia ka saktësuar në nenin 4 të kontratës së 22 tetorit 2007 kërkesën Malltezit.
Dhe se sipas SPAK kjo kërkesë e kontratës u arrit me firmosjen e Sali Berishës përmes ndryshimit të ligjit. sipas të cilit lejon privatizimin dhe u miratua më 18 qershor 2008
Në dosjen e SPAK dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ‚kishte marrë përsipër dhe lejen e ndërtimit brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës“. (Shqiptarja.com)