Teksa partia e vjehrrit të saj po krijon kaos në Kuvend dhe po mobilizon militantët për protestën që do të zhvillohet nesër, Armina Mevlani nusja e familjes Berisha duket se nuk e vret mendjen shumë.
Ajo ka postuar një video në Instagram duke u relaksuar jashtë Tiranës në një nga hotelet më luksoze në Durrës.
Armina duket se ka tjetër axhendë nga familja dhe po merret me gjëra më të rëndësishme për të sic është kujdesi për lëkurën.
“Bëra këtë dhomën me kripë që është shumë ‘nice’ dhe disa trajtime për celulitin…”, thotë ndër të tjera në video Armina.
Kjo sjellje duket të jetë në kontrast me axhendën politike të familjes Berisha, duke treguar se Armina nuk e vret shumë mendjen për zhvillimet politike që prekin partinë e vjehrrit të saj.
Ndërkohë, Partia Demokratike vazhdon të mobilizohet për protestën, duke kërkuar mbështetje masive nga populli për të ushtruar presion mbi qeverinë.