Avokati Edmond Petraj i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për protestën e opozitës.

Avokati bëri edhe një deklaratë të fortë, ndërsa tha se shumë shpejt Flamur Noka do të arrestohet, edhe ai që e denoncoi është vetë Gaz Bardhi.

“SPAK-u ka filluar procedimin për hetimin pasuror të Flamur Nokës. Noka shumë shpejt mund të përballet me një situatë të pakënaqshme.

Flamur Nokën e denoncoi vetë Gaz Bardhi. Imagjino çfarë ndodh me këta që janë bashkë sot në këtë protestë. Është e mira që Gazi t’i marrë përsipër të gjitha këto gjynahet e PD-së edhe të shkojë vetë të 313-ta”, tha Petraj.

Në datën 5 tetor 2022, nëpërmjet një postimi në Facebook, Gazment Bardhi ka akuzuar Flamur Nokën si një ish-ministër i Brendshëm të lidhur me një trafikant droge.

Duke përmendur Flamur Nokën, Bardhi shkruante ”mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajtshme.

Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë ne se une i kam vendosur ndonjehere gjobat. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”.

Ai i përmend edhe një vilë 760 mijë euro.