Champions League hapi sot raundi ne dytë të fazës së ligës me 2 ndeshjet e orës 18:45. Vëmendja ishte në Gjermani aty ku Stuttgarti priste Sparta Pragën e shqiptarëve.
Barazim 1-1 me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë nga Millot e Kairinen që u japin nga 1 pikë skuadrave të tyre. Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani e nisën si titullar sfidën duke u zëvendësuar në pjesën e dytë, ndërsa Ermal Krasniqi hyri nga stoli. Sparta shkon në kuotën e 4 pikëve dhe sfidën e rradhës e ka ndaj Manchester City në Angli.