Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm në rrugën Bill Clinton në Pejë, dy persona kanë sulmuar fizikisht kryetarin e kësaj bashkisë, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, ndërsa agresorët janë arrestuar menjëherë pas sulmit. Muhaxheri është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është mandati i tij i tretë si kryebashkiak i Pejës.