Dy protesta ka pasur Shqipëria, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve, të tjerat janë shfaqje politike’ thotë kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” me Gentjan Shaqirin, piloti shqiptar që mund të shkruajë historinë duke u shpallur kampion në FIA CEZ në garën Hill Climb.
Gjatë diskutimit me Shaqarin biseda u përqëndrua tek të rinjtë. Shaqiri tha se një pjesë e të rinjve e shohin politikën si të parën që të investohen. Nuk shikohen tek vetja, të kenë kapacitet dhe më pas të investohen tek politika.
Për këtë Rama kishte një koment
“Fillojnë të merren me politikë se mendojnë hajde se po kapim ndonjë gjë në politikë duke u lidhur me një parti apo tjetër por është thjesht një iluzion se nuk funksionon.
Jo vetëm po ndryshon struktura si funksionon administrate. Nuk është më siç ka qenë më përpara. Ka një pjesë që akoma për të qarë hallin dhe një pjesë tjetër për të qenë krenarë dhe një përfaqësi e saj bëri procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Nderoi Shqipërinë atje se morëm vlerësime maksimale në ballafaqimin e parë teknik se do të kishim dalë skifo nëse nuk do I kishim këta njerëz”
Ndërsa ndryshimi ka nisur dhe do të vijojë.
“Gjëra e dytë që ka filluar të ndryshojë dhe që aty duhet ë bëjmë shumë më tepër e duhet të bashkëpunojmë më shumë me universitetet për ti dekurajuar prindërit që ti çojnë në universiteti kur fëmija nuk është për atje. Jo se fëmija është më pak I zgjuar por se ka të tjera interesa dhe një tjetër situatë, të shkojë në arsimin professional.Ajo sjell tjetër. Sic këta më të mirët integrohen në tregun e punës, dhe ata të tjerët ngelen rrugëve thonë kam një diplomë ekomoniku që nuk I duhet dreqit, e kundërta ndodh me ata të arsimit profesional. Pjesa dërrmuese integrohen në punë.
Efekti tjetër që do të ndihet në vitet e ardhshme siç ata që nuk janë për auditor e fillojnë po merren në politikë të kap ndonjë gjë, këta të arsimit profesional do të nisin të bëjnë bizneset e tyre. Jo thjesht do të vihen në shërbim të dikujt por do të bëjnë bizneset e tyre. Në këtë sens jemi në udhëkryq” tha Rama.
Komentoi dhe pjesëmarrjen e të rinjve në zhvillimet politike.
“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ok ka një traditë proteste në Shqipëri, kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ata nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë.
Dy protesta ka pasur Shqipëria: Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie. Pavarësisht elementëve brenda. Një tjetër element i protestës së studentë” tha Rama.