Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku priten intervale të gjata me kthjellime, më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash, ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore POR nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 21°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë, Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup. Ndërkohë era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Europa

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; prej disa ditësh në veri – veriperëndim me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu në ishujt britanikë, ku do të vijojë situata mjaft problematike nga reshjet e fuqishme; Po ashtu rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të përjetojnë Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqitet gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Detit të Zi.