E ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes.
Në këtë intervistë Efi i vuri kapakun për thashethemet se është në njohje me aktorin e humorit Bes Kallaku. Efi tha se nuk e njeh personalisht Besin, ndërsa shtoi se nuk do të flasë më për jetën e saj personale.
“Kam qejf të bëj diçka timen, e shoh veten edhe në gjëra që kanë të bëjnë me humorin. Një nga gjërat që dua të bëj është që të bëhem psikologe për të ardhmen. Kam një lloj zëri që mund të dëgjohem dhe jam e lumtur qenë nga ai Big Brother unë dëgjohem. Ka akoma njerëz që kanë mbetur 2 vite pas, që ofendojnë, por janë të paktë. Mua nuk më prek më asgjë.