Ne Konferencen e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian qe mbahet sot në Luksemburg, kryeministri Rama foli edhe per Prodhimin e Pergjitshem Bruto (PBB), Turizmin dhe rritjen e pagave.
Kryeministri theksoi se ne 10 vjet, eshte dyfishuar PBB, eshte trefishuar paga minimale dhe dyfishuar pagen mesatare ne sektorin publik. Nga ana tjeter ai u shpreh se Shqiperia ka ulur borxhin nën 60%, ka rritur investimet e huaja direkte, është shndërruar në destinacionin më në modë e më intensiv të turizmit në Europë që ka patur rritjen më të madhe të udhëtimit në aeroporte, duke kaluar nga një shifër e ulur prej 1 milion turistësh në vit, më shumë për të qëndruar te shqiptarët në vendet përreth, në më shumë sesa 10 milion tanimë.
Pjese nga fjala e Rames:
”10 vjet kanë qenë një rrugë e gjatë dhe kur mendoj që gjatë këtyre 10 viteve Shqipëria ka dyfishuar PBB e saj, thuajse ka tre fishuar pagën e vetë minimale, ka dyfishuar pagën mesatare në sektorin publik, ka ulur borxhin nën 60%, ka rritur investimet e huaja direkte, është shndërruar në destinacionin më në modë e më intensiv të turizmit në Europë që ka patur rritjen më të madhe të udhëtimit në aeroporte, duke kaluar nga një shifër e ulur prej 1 milion turistësh në vit, më shumë për të qëndruar te shqiptarët në vendet përreth, në më shumë sesa 10 milion tanimë.
Kemi shumë gjëra të reja, të cilat nuk ishin kështu për vendet e tjera kur u përpoqën të bëheshin anëtarë të Be. Plani i ri i rritjes është pjesë e kësaj. Nuk është vetëm instrument financiar, (54.30) por ka të bëjë edhe me integrimin në tregun e përbashkët europian.”, theksoi Rama.