Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve.
Lajmi u bë me dije nga fletorja zyrtare, ku pas një vendimi të marrë nga mbledhja e qeverisë më datën 2 tetor është vendosur që postin e Drejtorit të Tatimeve ta marrë Ilir Binaj.
Teksa në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve pas dorëheqjes së Ceno Klosit i cili u emërua zv.ministër, u vendos drejtoreshë e komanduar Elidjana Celaj.