Lajmi tragjik i vdekjes së saj të parakohshme të gazetares së njohur, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhimbje të mëdha, jo vetëm tek kolegët e saj por preku dhe mbarë opinionin publik.

Kur kanë kaluar 7 vite nga ikja e saj, mikja e saj gazetare, Iva Kalemi, e kujton me një postim prekës në rrjetet sociale, duke risjellë edhe disa foto të Adelës.

‘Adelë asgjë nuk është më e drejtë në këtë botë që për pak ngjan virtuale me atë që ti lë 7 vite te shkuara.

Shumë objekte kanë ndryshuar ndërsa disa ndjesi kanë mbetur aty si mungesa jote, njerëzit e tu që të deshën aq shumë dhe sytë e tu në zemrën time.

Kanë mbetur vetëm kujtimet dhe kaq shumë për të treguar në këtë amulli vitesh ku njerëzit flasin, por nuk komunikojnë më, dëshirojnë gjithkënd, por nuk duan më asnjë.

Të gjithë kemi ndryshuar veç mirazhit tënd të fisnik e zemrës tënde të bukur.

Të dua ne pafundësi’, shkruan Iva.