Dy influencues në Brazil e paguan shtrenjtë dashurinë e tyre për selfiet.
Mediat e huaja bëjnë me dije se dy influencuese janë mbytur pasi anija me të cilën po bënin shëtitje është fundosur.
Ato nuk patën mundësi të shpëtonin, pasi nuk kishin pranuar që të vishnin jelekët e shpëtimit, pasi nuk mund të tregonin ngjyrën e bukur që kishin marrë në trup nga rrezet e diellit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur një muaj më parë me rezultatet e hetimeve të shpallura pak 24 orë më parë.
Sipas policisë, 37-vjeçarja Aline Tamara Moreira de Amorim dhe 27-vjeçarja Beatriz Tavares da Silva Faria u gjetën të mbytur pas rrënojave të varkës në të cilën ndodheshin në zonën “Qafa e Djallit”.