Mëngjesin e sotëm mbahet seanca gjyqësore për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Në dyert e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ka mbërritur babai i Erisa Xhixhos, Pirro Xhixho.
Seanca në GJKKO pritet të nisë në orën 09:30, për të akuzuarit, ndërsa deri më tani i arrestuar është vetëm Ilir Meta.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.