Rregullorja e re e garës për drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit në qarqe ka kaluar ditën e sotme në Këshillin e Ministrave. Kjo rregullore e re hap rrugë zgjedhjes së krerëve të policisë. Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit.
Kryesore është gara për 12 drejtoret e rinj vendore. Në drejtorinë e Përgjithshme do të ngrihet një komision vlerësimi. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme. Po kështu mësohet se drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar.