Luana Vjollca është padiskutim ndër moderatoret më të kërkuara, e cila gjithmonë ka realizuar programe të suksesshme.

Teksa ka pak kohë që nga përfundimi i projektit të fundit “Love Island”, Luana i mungon kaq shumë ekranit, saqë ndjekësit dhe fansat mezi presin ta shohin.

Ato nuk kanë nguruar të shkruajnë pafund komente në fotot e saj, ku i kërkojnë me ngulm të rikthehet.

“Rikthehu se dua të ndez televizorin”, “Edhe sa do presim?”, “Na mungon energjia jote, buzëqeshja jote dhe gjithë atmosfera që krijon sa herë që shfaqesh”- janë vetëm disa nga mijëra komentet që i drejtohen asaj çdo ditë.

Kohët e fundit, ajo është përfolur se do të rikthehet në një nga televizionet e mëdha ku ka zhvilluar projekte gjigante si “Shiko kush luan” apo “Zemër Luana”, teksa vetë Luana ka vendosë ta mbajë publikun mbërthyer duke mos zbuluar asgjë.

Ashtu si fansat e saj, edhe ne i bëjmë një thirrje publike Luanës të rikthehet, me gjithë ngjyrat dhe pozitivitetin që i dhuron ekraneve tona.