Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë hapjes së negociatave për grup-kapitullin e parë. Në Podcastin ‘Flasim’, kreu i qeverisë foli edhe për gjendjen shëndetësore për shkak të operacionit, ndërsa iu përgjigj edhe kritikave se Shqipëria nuk ka bërë progres.
Kryeministri thotë se që në fillimin objektivi i tij ka qenë që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Kreu i qeverisë nënvizoi se pavarësisht se politika e BE-së hera herës na ka mbyllur derën, Shqipëria nuk ka ndalur së bëri detyrat për të qenë gati kur momenti i përshtatshëm politik të vinte. Rama shprehet se ku rrugëtim ka dy korsi.
“Objektivi im që ditën e parë ka qenë 2030. Bashkimi me Europën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Europian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama.
“Ky proces është i pakthyeshëm. Lupa e Komisionit Europian ështe me rigoroze ndaj nesh që jemi jashtë BE për të parë nëse ne po ecim në drejtimin e duhur, nëse ne krijojmë një pushtet gjyqësor të pandikuar. Lufta kundër korrupsionit nuk i përket vetëm gjyqësorit, por edhe mekanizmave që ne kemi ngritur”, tha ministrja.
Kryeministri dhe ministrja e tij, e quajtën reformën në drejtësi si avantazhin më të madh që Shqipëria ka sot, si një detyrë e bërë paraprakisht, dhe e konsideruan komisionin e Fatmir Xhafajt për anti-korrupsionin, si domosdoshmëri për BE-në.
Me batuta preferoi Rama ta mbyllë bisedën duke thënë se “Jemi ulur në tryezë dhe po negociojmë kushtet e martesës, por që do martohemi kjo është e sigurt dhe do marrë fund”.
Shqipëria çeli më 15 tetor 2024 negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në Luksemburg, ku vetë përfaqësuesit e Brukselit bënë thirrje për përshpejtim të procesit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e konsideroi në ditë historike, por pa kursyer edhe këtë kritikat ndaj BE-së për zvarritjen e procesit.