Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel.
Ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj personale, nga marrëdhënia me Luizin, ardhjen në jetë të vajzës Lunës dhe mëmësinë.
“E kam akoma atë dëshirë, edhe pse është herët natyrisht, por do kisha dëshirë të kisha 2 vajza t’i vishja bukur bukur. Të parën po që po e vesh, gjithë ditën rri duke e kombinuar, tani pres edhe të dytën”, tha Kiara.
Po punoni për të dytën?
“Jo , jo, është një dëshirë e të ardhmes patjetër’, u shpreh moderatorja.