Tre dite pasi i mblodhi për problematikat dhe reagimin në gjatë emergjencave civile, qeveria organizon një tjetër takim me kryetarët e bashkive të vendit.
Mësohet se në takim do të jetë zv/kryeministrja, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe në fokus do të jetë strategjia e turizmit.
Takimi do të mbahet sot në orën 9:30 në Pallatin e Kongreseve, mëson gazetarja e Report Tv dhe Shqiptajra.com Raziela Myslimaj.