‘Ku janë shqiponjat’ Kryeministri Edi Rama fton të gjithë bashkëatdhetarët në takimin që do të mbahet sot në orën 11:00 me orën lokale në New York.

Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën. Ky është takimi i parë me diasporën pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.

Kryeministri Edi Rama ndau më herët në rrjetet sociale pamje nga Times Square, ku është vendosur logo e eventit të takimit me shqiptarët e Amerikës, dhe adresa se ku do të mbahet takimi: Në Gotham Hall, 1356 Broadëay, New York, Ny 1008.
Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian” shkruante Rama paradite.

Jo vetëm kaq në sfond është kënga e reperit të njohur Noizy, i cili është një ndër këngëtarët që e ka shoqëruar Ramën në takimet e tij me shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe ato në Itali.

Në takimin e Nju Jorkut pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.

Ndërkohë më 3 nëntor Rama do të jetë sërish në Greqi, por kësaj radhe do të takojë diasporën shqiptare në Selanik. Takimi mbahet Porto Palace Hotel, ora 11:00. Rama i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe Milano më 26 maj të këtij viti. Takimet të kësaj natyre pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.