Prej disa muajsh po përflitet në mediat rozë se Lori Hoxha dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Vis Bajraktari, do të martohen. Dhe duket se dasma është më afër nga ç’mund ta mendonit. Sipas burimeve për Vip Magazine, çifti do të shkojnë drejt altarit këtë të shtunë, në datë 19 tetor.
Sipas së njëjtës media, dasma do të mbahet në Tiranë në një lokal pranë stadiumit “Air Albania” dhe në ceremoni do të ketë të ftuar familjarë dhe miq të çiftit, si dhe personazhe publikë që janë pjesë e Top Media.
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave dhe fotot e tyre së bashku janë të rralla dhe u përkasin disa viteve më parë. Vitet e fundit çifti ka zgjedhur të qëndrojë totalisht në hije duke ruajtur privatësinë maksimale.